Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për mediat afrikane tha se ka informacione të mjaftueshme se Moska do të krijojë konflikte të reja në Ballkan për të larguar vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.
“Kushtoni vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme do të jetë Ballkani, e nëse vendet e botës nuk ndërmarrin asnjë veprim, do të ketë një shpërthim të tillë.
Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit të jetë në luftë me një tjetër,” tha Zelensky.
Ai shpjegoi se Kremlini është i interesuar që shtetet e Perëndimit të angazhohen edhe të dërgojnë ndihma në vende të ndryshme, edhe të shpërqendrohen nga lufta dhe ndihmat në Ukrainë.
Sipas Zelenksyt, Rusia po ndërhyn gjithashtu në Afrikë me ndihmën e kompanisë private ushtarake Wagner. Kreu i Shtetit tha se njerëzit e Wagner po stërviten në Bjellorusi ‘specifikisht për kontinentin afrikan.
/abcnews.al