“Gjuha arbëreshe në negociata që të futet në shkollat shqiptare”, drejtoresha Kastrati: Ka nisur përpjekja

schedule11:09 - 16 Nëntor, 2023

schedule 11:09 - 16 Nëntor, 2023

Drejtoresha e qendrës së studimeve arbëreshe, Diana Kastrati ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se ka nisur përpjekja që arbërishtja të futet në shkolla.

Ajo ka thënë se qeveria shqiptare dhe italiane janë në negociata, që kjo gjuhë të bëhet e detyrueshme.

Mirëpo, sipas Kastratit, ka shumë vështirësi, pasi gjithçka i mbetet në dorë politikës, ndonëse kjo e fundit ka krijuar një bashkëpunim shumë të madh me arbëreshët prej kohësh.

“Nuk pengon futjen e gjuhës në systemin shkollor. Ama nga miratimi i ligjit ne jemi në një pikë jo të mirë. Po flas me elegancë, me eufemizëm. Arbërishtja nuk është e futur në kurrikulat e shkollave të detyrueshme, pra fillore apo 8-vjeçare. E thënë shumë shkurt dhe në mënyrë shumë të qartë, është në vullnetin e kryetarëve të bashkive shpeshherë, me vullnetin shumë të mirë të disa mësuesve që unë do i quaja heronj, se japin mësim pa pagesë arbërishten. Edhe duke shkuar më lart, pasi problemi fillon që në gjenezë. Kompetencat që ka Ministria e Arsimit te ne, e cila në këtë rast duhet të ketë nga pikëpamja financiare tashmë mundësinë e hapjes së këtyre vendeve dhe të ndjekjes së mësuesve të kësaj gjuhe. Problemi është shumë kompleks, nuk është aspak i thjeshtë. Çfarë duhet të bëjmë ne? Se ne jemi komplet një vend tjetër, ata janë diaspora jonë historike dhe kemi detyrime ndaj tyre. Këtu më lejoni të them vetëm kaq, që detyrimi që ne kemi, mund të them që e përkthyer në një vullnet politik, ka disa vite që ka marrë vlerë. Pra, në skenën politike, kemi një interes dhe ka filluar së pari me vizitat e figurave arbëreshe dhe me nisjen e kësaj qendre”, tha ajo./abcnews.al