Zvicra dhe Izraeli janë ndarë në barazimin 1-1 mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Në fakt, Zvicra ka qenë dominuese në pothuajse të gjithë sfidën. Golin e parë e shënuan “Helvetët” në minutën e 36’ të lojës, pasi Vargas dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë.
Pas shumë tentativash nga zvicerianët për të shënuar golin e sigurisë, befasia erdhi në çastet e fundit të sfidës. Në minutën e 89’, ka qenë Weissman i cili ka barazuar shifrat.
Me nga një pikë të marrë, Zvicra renditet në vendin e parë me 16 pikë, po aq sa Rumania, ndërsa Izraeli në vendin e tretë me 12 pikë./h.ll/abcnews.al
Shikoni golin e Zvicrës
Shikoni golin e Izraelit