Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në platformën X.
Teksa falenderon shtetet anëtare që votuan për Shqipërinë, ministri Hasani shprehet se në një kohë kur ka kriza të shumta, bota ka nevojë për më shumë se kurrë që të investohet në paqe.
“Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.
Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit.
Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.
Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer.”, shkruan Hasani.
Great news from Paris: Albania just got elected as member of the Executive Board of @UNESCO for 2023-2027.
We thank all the member states that trusted us with this important responsibility and look forward to closely cooperate with all members of the Board, in the spirit of… pic.twitter.com/YCohhR0VGK
— Igli Hasani (@IgliHasani) November 15, 2023
/abcnews.al