Buxheti/ Pampuri: Maxhoranca e Berisha në unison po pengojnë debatin. Pëllumbi: Amnistia fiskale? Në parim s’jemi tërhequr

schedule21:13 - 15 Nëntor, 2023

schedule 21:13 - 15 Nëntor, 2023

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi, gjatë intervistës për emisionin “Real Story” në ABC News, u pyet nga gazetari Sokol Balla nëse dalja e Shqipërisë nga zona gri erdhi nga tërheqja e ligjit për amnistinë fiskale.

“Dalja nga zona gri erdhi sepse na u lanë 40 pika dhe detyra për të ndryshuar ligje dhe procedura. U plotësuan që dolëm nga zona gri. Nuk ka lidhje me amnistinë fiskale. Në parim nuk jemi tërhequr. Nen për nen do ta shikojmë“, u shpreh deputeti Pëllumbi.

Ndërkohë, deputetja demokrate Oriola Pampuri, teksa u pyet nëse do të jetë kundër vota e PD-së për buxhetin, tha: “PD nuk ka ende shansin të bëjë debatin në Kuvend për këtë buxhet. Është një grupim në unison me maxhorancën, këta miratojnë projekt ligje, pjesa tjetër ndez flakadanët.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!