Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Skënderbeu” në Sarandë.
Automjeti tip Ford, me targa AA 460 HU me drejtues mjeti një punonjës policie në stacionin e policisë Kufitare, Borsh, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë është përmbysur.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit, ndërkohë që po kryhen veprimet nga A.M.P. Ndërkohë, siç bëhet e ditur, nga aksidenti pati vetëm dëme materiale./abcnews.al