Kryeministri në detyrë i Spanjës Pedro Sanchez u zotua se qeveria e tij do të vazhdojë të ofrojë transport publik falas për të papunët dhe të rinjtë nën të 30-ve vitin e ardhshëm nëse ai fiton një mandat tjetër. Siç theksoi ai, synon ta bëjë këtë politikë të përhershme.
Masat specifike do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari, u tha Pedro Sanchez deputetëve në fjalimin e tij gjatë procesit të votimit.
Qeveria e tij e përkohshme ka miratuar tashmë masën për të moshuarit dhe invalidët.
/abcnews.al