Vrasja e Gentian e Nezir Beqirit/ Burg përjetë për Ardian e Florenc Çapja dhe Olsi Lekun

schedule15:25 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:25 - 15 Nëntor, 2023

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardian dhe Çapja si edhe Olsi Lekun për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit.

Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan. Gazetari Ermal Vija tha për ABC se për bashkëpunëtorët e tyre Ervis Bardhi, Etien Cani dhe Klajfi Dokolo janë dënuar me 65 vite burg.

Ardian dhe Floren Çapja cilësohen si organizatorë, ndërsa ngjarja u zbardh nga bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi. Ky i fundit i dënua me 15 vite burg.