Justifikimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për dyfishimin e pages se tij, me pretendimin se i duhen kravata e këmisha per shkak te detyres, shkaktoi një mobilizim masiv nga qytetaret në Prishtinë. Para selisë së qeverisë së Kosovës janë mbledhur 204 kravata që i janë dërguar në zyrë kryeministrit. Rritja e pagave nga ana e Haradinajt, për veten dhe për stafin e tij, nuk është pritur aspak mirë nga opinioni publik. Paga mujore e kryeministrit Haradinaj shkon ne gati 3000 euro, duke e bërë atë kryeministrin më të paguar në vendet e rajonit.
Artisti Kushtrim Mehmeti ishte njëri nga ata që nisi një “aksion humanitar” për të mbledhur kravata dhe për t’ia dhuruar kryeministrit./abcnews.al