U afrua te “zikaltërit”, si një forcë shtesë në stol, për teknikun Simone Inzaghi, mirëpo për shkak të një inflamacioni të tendinës, “pistoni” kolumbian i krahu të djathtë të fushës ka luajtur deri më tani vetëm 97’ minuta për skuadrën e Inter, ku ka arritur të regjistrojë edhe 1 asist për “bomberin” Lautaro Martinez, në përballjen ndaj “violëve” të Fiorentina.
Falë këtij dëmtimi, Cuadrado, tashmë 35-vjeçar, pritet të humbasë edhe “klasiken” e futbollit italian, Juventus-Inter, teksa kujtojmë se Cuadrado u transferua te “zikaltërit”, pasi qëndroi për plot 8 sezone te “Zonja e Vjetër”, duke u kthyer në një protagonist absolut në sukseset e teknikëve, Antonio Conte e Massimiliano Allegri.
Ndërkaq, kujtojmë se prezenca e fundit në fushë për kolumbian u regjistrua në përballjen e 7 tetorit ndaj Bologna-s, ku luajti për 35 minuta, kur terpia konservative për inflamacionin e tendinit të majtë të Akilit dukej se kishte dhënë sinjale pozitive, mirëpo nuk ndodhi kështu dhe tashmë ai që po “vuan” është Matteo Darmian, i cili duhet të luajë rolin e mesfushorit dhe mbrojtësit të krahut të djathtë, me Benjamin Pavard të dëmtuar dhe “tulipanin” Dumfries, që ka nevojë për rrotacion. /i.m /abcnews.al