Për të shtuar edhe më shumë pikëpytje mbi formën e Manchester United, Mirror raporton se “Djajtë e Kuq” janë klubi që shpenzon më shumë për pagat e lojtarëve në të gjithë historinë e futbollit anglez.
Gjigantët e Premier League, aktualisht duke përjetuar startin e tyre më të dobët në kampionat në 30 vitet e fundit, shpenzojnë plot 332 milionë dollarë për rrogat e futbollistëve, shumë që është shtuar me 42% në tre vitet e fundit.
Me këto rroga futbollistësh, mendohej se “Djajtë” do të luftonin për të fituar titullin kampion në Premier League, por për momentin, janë më afër rënies nga kategoria se titulli kampion./abcnews.al