Belgjika nuk ka hasur probleme për të mposhtur Kazakistanin në transfertë. Ekipi i Roberto Martinez tregoi edhe njëherë se nuk ndodhet rastësisht në krye të renditjes së përgjithshme të kombëtareve.
“Djajtë e kuq” shënuan nga një gol për çdo pjesë dhe fituan 0-2 me golat e Michy Batshuayi dhe Thomas Meunier. Sulmuesi i Chelsea zhbllokoi shifrat pas 21 minutave lojë, duke kthyer në gol asistin e Praet.
Dyfishimi erdhi në minutën e 53-të. Mbrojtësi i PSG mori një pasim të bukur nga Eden Hazard dhe u tregua i saktë brenda zonës. Kjo ishte fitorja e tetë në po kaq ndeshje për Belgjikën, që kishte siguruar kualifikimin që në triumfin kundër San Marinos.
30-1 është golavarazhi i tyre në Grupin I, duke treguar kualitet dhe dominancë, teksa mbeten një nga favoritet kryesore për fitimin e Euro 2020. /abcnews.al
Kazakistan – Belgjikë 0-2
(Batshuayi 21′, Meunier 53′)