Tashmë gjithçka është zyrtare, qyteti i Milanos do të jetë një prej vendeve kandidate për të oragnizuar finalen e turneut më prestigjioz për klube, UEFA Champions League, në vitin 2026 ose 2027, me Bashkinë e këtij qyteti që e ka miratuar rezolutën dhe tani pret 6 majin 2024, kur UEFA do të japë verdiktin përfundimtar.
Vendimi për të aplikuar plot 10 vite, pas finales së vitit 2016, ku “galaktikët” e Real Madrid mposhtën “Los Colchoneros” e Atletico Madrid ishte shpallur në verë nga kryetari i Bashkisë, Beppe Sala dhe tani ka marrë dritën jeshile përfundimtare.
Procesi i aplikimit, siç thuhet në rezolutë, “parashikon dërgimin e Dosjes së Aplikimit në UEFA nga Federata Italiane e Futbollit pas diskutimeve të thelluara me qytetin pritës kandidat, me afatet e treguara më poshtë:
– Deri më 15 nëntor 2023, dorëzohet dosja paraprake. Nëse dosja është e pamjaftueshme, aplikacioni mund të refuzohet që në këtë fazë;
– Deri më 21 shkurt 2024 dorëzohet dosja e Ofertës Përfundimtare, e cila do të përmbajë detaje të mëtejshme nga ato të treguara në Dosjen e Ofertës Paraprake, si dhe çdo informacion dhe sqarim të mëtejshëm të kërkuar nga UEFA”.
Ndërkaq, kujtojmë se gjatë verës, organi më i lartë i futbollit në Evropës, UEFA, njoftoi se kishte marrë deklarata interesi nga 9 federata për të pritur finalet e garave evropiane të klubeve në 2026 ose 2027, ku në total janë 8 ndeshjes dy finalet e Champions League, dy finalet e Champions League për femra, dy finalet e Europa League dhe dy finalet e Ligës së Konferencës. Në atë kohë i vetmi qytet tjetër kandidat së bashku me Milanon ishte Budapesti. /i.m /abcnews.al