Napoli ka identifikuar Unai Nunez si zëvendësuesin e Kalidou Koulibaly, në rast të një largimi të mundshëm të këtij të fundit. Koulibaly është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë gjatë dy sezoneve të fundit dhe zërat e kanë lidhur vazhdimisht me ekipe si Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid.
Mediat italiane kanë identifikuar mbrojtësin e Athletic Bilbao, Unai Nunez, si një zëvendësim për Kolubaly, i cili vlerësohet me mbi 100 milionë euro nga Napoli.
Aurelio di Laurentiis është i prirur të shmangë problemet nëse Koulibaly përfundon larg Napolit. Ka interes nga Premier League për Nunez dhe ai aktualisht ka një klauzolë prej 30 milionë eurosh. Nunez është lënë në pankinë këtë sezon nga Bilbao dhe kjo gjë mund ta detyrojë spanjollin të largohet në janar./abcnews.al