“Basha e ka mbi kurriz 21 janarin”, Meçe: SPAK do e marrë patjetër, ndoshta edhe të pandehur. Shpëtimi i vetëm i tij është të flasë

schedule21:14 - 14 Nëntor, 2023

schedule 21:14 - 14 Nëntor, 2023

Analisti Arben Meçe theksoi në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla se vrasjet e 21 Janarit i ka mbi kurriz Lulzim Basha. Ai tha se Basha, që asokohe drejtonte ministrinë e Brendshme, do të merret në pyetje dhe si i pandehur nga SPAK ndërsa shtoi se “shpëtimi i tij i vetëm është që të flasë”.

Pjesë nga diskutimi:

Meçe: Lulzim Basha mund të bëhet drejtues i PD afatgjatë nëse flet dhe shkarkon disa të vërteta që tashmë ka në kurriz. 21 Janarin e ka ai në kurriz sepse ai është drejtuesi politik i atij institucioni që ka bërë krimin shtetëror. Automatikisht e ka ai përgjegjësinë. Tani me fjalën që do të thotë, sepse do të merret në hetim, në pyetje.

Balla: Nëse e merr SPAK-u.

Meçe: Do ta marrë SPAK, është krim shtetëror…Parimi është i thjeshtë, gjykata më e lartë e ka shpallur krim shtetëror. Lulzim Basha do të merret si person në dijeni, ndoshta dhe i pandehur, fillimisht do të jetë për dijeni. Shpëtimi i vetëm i tij është të flasë sepse gjithë përgjegjësinë qoftë politike, deklarative, apo dirigjimin e çështjes, në të gjithë atë kohë, e ka mbajtur vetëm një person: Sali Berisha. Dhe ka arritur aq sa nëse afrohet edhe njëherë snajperi do të vrasë edhe Edi Ramën. Domethënë të gjitha këto janë deklarata që penalizojnë sepse nuk jemi në kushtet e vrasjes nga pakujdesia por me paramendim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!