“E tha Strasburgu”/ Arben Meçe: Berisha autor në vrasjet e “21 Janarit”

schedule21:13 - 14 Nëntor, 2023

schedule 21:13 - 14 Nëntor, 2023

Analisti Arben Meçe, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 Janar 2011, thotë se kjo gjykatë bën fajtor shtetin, dhe sipas tij Sali Berisha, i cili ishte kryeministër, është autor në këtë vrasje.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Strasburgu e kualifikoi vrasje shtetërore, vrasjen e Aleks Nikësm ndaj objekt i gjykimit do të jetë aparati shtetëror, që drejtone ekzekutivin në atë periudhë.

Sipas Meçes, vrasja e njerëzve në demokraci ndëshkohet dhe përsëriti thirrjen që çështja ta marrë SPAK-u.

“Që në momentin kur Strasburgu kualifikon vrasje shtetërore, automatikisht, objekt i gjykimit është aparati i lartë shtetëror. Flasim për hetim, jo për gjykim. Kush do jetë autori, urdhër dhënësi, do ta nxjerrë hetimi dhe këtë hetim mund ta bëjë vetëm SPAK-u me kompetencat që ka. Do jetë ish kryeministri falë prononcimeve të vazhdueshme të tij. Katër heronj demokracie them unë, ishin në kërkesë, në një protesë për demokraci dhe liri. Vriten 4 persona dhe del ish kryeministri dhe i shpall ata agresorë, del Strasburgu dhe thotë, ti je përfaqësues i shtetit, niveli më i lartë dhe je autor në këtë vrasje. E thotë Strasburgu. Krimi shtetëror, vrasja e njerëzve në demokraci ka në përfundim ndëshkimin.

Çështja të merret nga SPAK në përgjigje të kualifkimit që bëri Strasburgu. Të gjitha hetimet dhe gjykimet në Republikën e Shqipërisë, kanë qenë të hetuara fillimisht nga Sali Berisha dhe pastaj të gjithë të tjerët nuk bëjnë gjë tjetër, veçse zbardhin hetimin që bënte Sali Berisha. Këtë gjë nuk duhet ta bëjmë ne. Ta marrë SPAK-u, unë kam besim te SPAK-u”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!