Të hënën u trazuan sërish emocionet e demokratëve, ndërsa Lulzim Basha kërkon të çojë deri në fund rizgjedhjen e tij në krye të PD-së, më 29 korrik.
Në gjykatat e vendit janë 3 palë, të Bashës, Berishës e Bardhit, që ende presin të këtë një vendim në favor të tyre se kujt i përket vula e Partisë Demokratike.
Gjykata e Tiranës të hënën vendosi të pezullojë regjisitrmin e stautit të ri të Bashës dhe vendimet që u morën në Kuvendin e tij të 2 shtatorit.
Dy palët e tjera e morën këtë si një fitore të tyre. Si përgjigje për ta, një tjetër demokrat, kreshnik collaku i PD-së së Lulzim Bashës, nxori këtë të martë, një vërtetim.
Përmbajtja e tij ka një fjali; Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike, në regjistrin e partive politike, pranë Gjykatës së Tiranës.
Në këtë vërtëtim sigurisht që nuk ka asnjë lajm të ri. Pasi Lulzim Basha edhe kur vendosi të largohej nga kryesimi i PD-së, më 21 mars të 2022, e bëri vetëm deklarativisht dhe asnjë nuk ndryshoi, deri sa u rikthye në fund të korrikut, me një grup të ri kundërshtarësh, Gazment Bardhin dhe numri më i lartë të deputetëve.
Megjithatë, Gazment Bardhi nuk tregon ndonjë entuziazëm të madh për vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e vulos procesin e rikthimit të Bashës, duke ia regjistruar statutin e tij.
Konfliktet e përplasjet mes demokratëve sidoqoftë do të vijojë gjatë, të paktën deri sa Gjykata e Larta të shqyrtojë në themel temën më të nxehtë të demoratëve, nëse vulën e PD-së, do të vijojë ta mbaj Basha, apo ajo do I kalojë Berishës. Deri atëherë, Berisha do të mbajë selinë blu, ndërsa Basha vulën./abcnews.al