Mario Balotelli vendosi të rikthehet në Serie A pas 3 vitesh dhe zgjodhi Brescian, qytetin e tij të lindjes, për të vazhduar karrierën. Sulmuesi firmosi në verë një kontratë 3-vjeçare dhe deri tani ka arritur të shënojë një gol kundër Napolit.
Ai do të përfitojë 1 milionë euro rrogë në sezon, ndërsa nuk mungojnë dy klauzola interesante. Corriere della Sera raporton se Balotelli duhet të ndihmojë ekipin dhe të shënojë shumë gola.
Nëse ia del, atëherë rroga e tij do të katërfishohet. Qëndrimi i Brescias në Serie A dhe arritja e 15 golave në kampionat do bëjnë të mundur që rroga e tij sezonale të shkojë në 4 milionë euro.
29-vjeçari ka pranuar këto dy kushte dhe ndihet i karikuar në maksimum për të bërë mirë me ekipin e qytetit ku u rrit. Deri në fund do i duhet të shënojë edhe 14 gola dhe të shpëtojë “Dallëndyshet”, për të shtuar më shumë shifrat në llogarinë e tij bankare. /abcnews.al