Sërish barazim 1-1. Brazili nuk ia del të fitojë dhe regjistron të njëtin rezultat brenda pak ditësh. Te enjten u ndalën nga Senegali, ndërsa sot i ka frenuar Nigeria.
Miqësorja e zhvilluar në Singapor nisi keq për kombëtaren Seleçao. Neymar pësoi një dëmtim në minutat e para dhe u detyrua të largohej mes dhimbjeve. Nigeria surprizoi dhe realizoi dhjetë minuta përpara fundit të pjesës së parë.
Joe Aribo vallëzoi mes mbrojtjes braziliane dhe mposhti Ederson me një goditje potente. Brazili reagoi në pjesën e dytë shumë shpejt. Casemiros i mjaftuan 3 minuta për shënuar, ndërsa traversa e ndaloi më pas për të gjetur golin e dytë. Ndeshja nuk dhuroi më gola dhe u mbyll pa fitues. /abcnews.al
Brazil-Nigeri 1-1
(Casemiro 48′ / Aribo 35′)