Pushimi i ka bërë mirë Brazilit dhe djemtë e Tites e kanë nisur pjesën e dytë me një marsh më shumë. Goli i Joe Aribos në 45 minutat e para i dhuroi avantazhin Nigerisë, ndërsa barazimi ka ardhur shumë shpejt.
Casemiro ka shënuar në minutën e 48-të pas zhvillimeve nga një goditje këndi. Mesfushori i Real Madrid përfitoi nga një top i rikthyer nga traversa dhe nuk e pati të vështirë të gjente golin. /abcnews.al