Kufiri i vendosur nga Perëndimi për naftën ruse, Financial Times: Asnjë fuçi nuk shitet nën 60 dollarë!

schedule10:25 - 14 Nëntor, 2023

schedule 10:25 - 14 Nëntor, 2023

Sipas zyrtarëve perëndimorë dhe të dhënave të eksporteve ruse, kufiri i çmimit të vendosur nga SHBA në shitjet e naftës ruse po anashkalohet pothuajse plotësisht, shkruan Financial Times.

Një zyrtar i lartë i qeverisë europiane tha se “pothuajse asnjë” nga dërgesat e naftës së papërpunuar në det në tetor nuk u shit nën kufirin 60 dollarë për fuçi që G7 dhe aleatët e tij janë përpjekur të vendosin.

“Të dhënat e fundit tregojnë se ne do të duhet të marrim masa të ashpra. Nuk ka absolutisht asnjë dëshirë për ta lejuar Rusinë të vazhdojë ta bëjë këtë, “tha zyrtari.

Aftësia e Moskës për të anashkaluar kufirin e çmimit i ka detyruar vendet të eksplorojnë mënyra të reja për të përforcuar një nga sanksionet e tyre kryesore ekonomike kundër Kremlinit, duke përfshirë kufizimin e aksesit të Rusisë në tregun e cisternave të naftës.

Shqetësimet janë rritur në Perëndim për shkak të statistikave zyrtare ruse mbi shitjet e naftës në tetor që tregojnë se çmimi mesatar ishte mbi 80 dollarë për fuçi.

Rikujtojmë se në prill shtatët vendet më të industrializuara të botës, siç njihen ndryshe G7, vendosën një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, pavarësisht rritjes së çmimeve globale të naftës së papërpunuar dhe apeleve nga disa vende për një kufi më të ulët të çmimit për të kufizuar të ardhurat e Moskës.

Qëllimi i vendosjes së kufirit të çmimit është që t’i kufizojë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës, ndërkohë duke parandaluar shtrenjtim të derivateve në tregun global.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!