Udhëheq “Zonjën e Vjetër” në mesfushë, “Los Colchoneros” pas “yllit” francez

schedule08:16 - 14 Nëntor, 2023

schedule 08:16 - 14 Nëntor, 2023

Tashmë ka hyrë në sezonin e tij të pestë, me “bardhezinjtë” e Juventus dhe nga shumë futbolldashës konsiderohet si një “pikë kyçe” në mesfushën e “Zonjës së Vjetër”, ku e ka nderuar jo pak herë këtë të fundit, si me golat, por edhe me ndërhyrjet e tij “klinike” në repartin defensiv.

Bëhet fjalë për mesfushorin francez, Adrien Rabiot, i cili te “gjigantët” italianë të mesfushës është kthyer në një “lider” të vërtetë në mesin e fushës, pavarësisht se ende këtë sezon nuk po gjen formën e duhur.

Pavarësisht ulje-ngritjeve, 28-vjeçari është në “radarët” e shumë klubeve të mëdha, si Liverpool e Barcelona dhe jo vetëm, pasi më të fundit që kërkojnë shërbimet e tij janë “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, me këta të fundit që janë të gatshëm t’i ofrojnë francezit shumë më shumë se 7 milionë eurot në sezon që merr te Juventus, vetëm që të zbarkojë në “Metropolitano Stadium”, me parametra zero, qershorin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!