Tentoi të kalonte ilegalisht para jashtë vendit, ndalohet 46-vjeçare nga Fieri

schedule14:31 - 13 Tetor, 2019

schedule 14:31 - 13 Tetor, 2019

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një një rast të tentativës për të transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit vlera monetare.

Policia ka ndaluar një një 46-vjeçare nga Fieri për mosdeklarim të të hollave në kufi, ndërsa janë sekuestruar 41 200 Euro, të cilat kjo shtetase nuk i deklaroi në Kakavije gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, efektivat e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasen M. Sh., 46 vjeçe, banuese ne Fier.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë kësaj shtetase nga ana e shërbimeve të policisë kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmëve të kësaj shtetase.

Në vendngjarje kanë mbritur  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ne D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /abcnews.al,

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!