Situata në Lindjen e Mesme është në një “pikë kthese”, paralajmëroi Ministrja e Jashtme Analena Baerbock pas vizitës së saj dy-ditore në rajon dhe foli për “dilemën përfundimtare”.
Ajo u shpreh pro “pauzave humanitare” por refuzoi armëpushimin.
Përpara Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel, Baerbock tha se “përçarjet janë rritur edhe më thellë” midis dy palëve dhe dëshpërimi, si i palestinezë ashtu edhe izraelitëve mund të ndihet kudo.
“Situata është dilema përfundimtare, për të cilën nuk ka zgjidhje të lehta”, theksoi ministrja, duke sqaruar në të njëjtën kohë se “strukturat e terrorizmit në Gaza duhet të zhduken njëherë e përgjithmonë” dhe e vetmja perspektivë është zgjidhja me dy shtete.
Zonja Baerbock mbështeti edhe një herë “pauzat humanitare” me qëllimin shpëtimn e njerëzve ndërsa shprehu mirëkuptimin për pozicionin e Francës dhe të OKB-së në favor të një armëpushimi të menjëhershëm.
/abcnews.al