Të hënën e ardhshme ish-kryeministri Sali Berisha në orën 10:00 do të duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, përballë oficerit të Policisë Gjyqësore. Mbetet për t’u parë nëse ish –kryeministri do të paraqitet apo jo, pasi edhe të hënën e kaluar ia refuzoi të paraqitej në gjykatë.
Më herët gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për shuarjen e dy masave të sigurisë ndaj Berishës. Gazetari Ermal Vija tha për ABC se deri më tani ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në gjykatë, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më 20 nëntor.
“Ditën e sotme gjykata ka detyrimin sërish të njoftojë Berishën për vendimmarrjen e marrë sa i takon rrëzimin e shuarjes së masës së sigurisë, fillimisht përmes oficerëve të policisë gjyqësore dhe më pas përmes rrugëve postare, apo edhe Kuvendit të Shqipërisë. Këto janë format që gjykata e posaçme do të ndjekë. Sa i takon vendimeve të tjera. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më 20 nëntor ku në orën 10:00 Berisha do të duhet të paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme. Më pas do të jetë dy prokurorët që po kryejnë hetime në lidhje me atë që cilësohet si afera ndaj ish-kompleksit Partizani, Arben Kraja, si edhe Enkeleda Millonai, do të kenë topin në dorë, sa i takon një vendimmarrje. Në rast se nuk do të paraqitet, prokurorëve do të duhet të ashpërsojnë masën e sigurisë, nga ajo e detyrimit për t’u paraqitur në masa të tjera më të rënda siç është ajo e arrestit me burg apo arrest shtëpia”, ka thënë ndër të tjera gazetari Ermal Vija.