Arrestimi i Dritan Rexhepit, Karamuço: Kur bëhen bashkë të gjitha autoritetet në botë, nuk shpëton dot!

schedule09:01 - 13 Nëntor, 2023

schedule 09:01 - 13 Nëntor, 2023

Në “ABC e Mëngjesit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll.

“Të gjithë i thonë Dritan, por ka shumë emra. Ai personifikon të riun shqiptar, pas shpresë që fati e desh që fillimisht të ndërtonte një eksperiencë të dhunshme, kriminale në Shqipëri dhe më pas të ishte i gatshëm , për t’u futur në kontakte me familje mafioze italiane që e promovuan më pas në Amerikën Latine. Pastaj kemi parë ato 4 arratisjet që ka bërë, pasi nuk mund t’i bësh dot  4 të tilla, pra do të thotë që ka pasur një mbështetje shumë të madhe të krimit të organizuar. Pra nuk mendoj se mund të dalësh aq thjeshtë nga komisariati i policisë, por besoj koha do të tregojë gjithcka. Por kjo kategori gjithmonë është përkëdhelur nga drejtësia shqiptare. Prokurorët thonë se ka qenë shumë inteligjent, dinak dhe shumë agresiv. Kam dëgjuar edhe për tradhti edhe për lidhje familjare, por dua të them që kur ngrihen të gjitha autoritetet në botë, nuk besoj se i shpëton kush. Do të vijë në Shqipëri apo në Itali këtë nuk e dimë, por më mirë të shkojë në Itali sepse me sistemin shqiptar gjithmonë ia kanë dalë këto.”, tregoi ndër të tjera ai.

Gjatë kësaj interviste ai u ndal edhe tek zhdukja e Jan Prengës për të cilën tha se deri më sot nuk ka një provë që ai person është vrarë.

“Deri më sot nuk ka një provë të vetme që ai person është vrarë, por vetëm provë që e kanë torturuar”, u shpreh ai për zhdukjen e Jan Prengës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!