I shënoi gol Interit, klubi zikaltër shpreh ngushëllimet për Dwamena

schedule22:43 - 11 Nëntor, 2023

schedule 22:43 - 11 Nëntor, 2023

Nuk ka munguar as ngushëllimi i Interit për familjen e sulmuesit ganez të Egnatias, Raphael Dwamena, pasi i ndjeri humbi jetën në fushën e blertë ditën e sotme.

Sulmuesi ganez është i njohur për skuadrën zikaltër, pasi ai i shënoi atyre në një miqësore mes Interit dhe Egnatias.

“FC Internazionale Milano shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Raphael Dwamena dhe qëndron pranë familjes dhe klubit të Egnatias në këtë moment zie”, shprehej klubi zikaltër i Interit./h.ll/abcnews.al