Mbi 165 kg marijuanë janë sekuestruar në Serbi. Ngjarja ndodhi në Novi Pazar, në vendkalimin kufitar të Gradinës.
Në pranga është vënë një 44-vjeçar nga Novi Pazari, drejtuesi i kamionit, në rimorkion e të cilit ishte fshehur lënda narkotike, shkruajnë mediat serbe.
Policia gjeti 18 kuti, brenda të cilave gjendeshin 58 pako, ku ishte vendosur një sasi prej 165.5 kg marijuanë.
44-vjeçari akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike./abcnews.al