Ndarja nga jeta të futbollistit të Egnatias/ Presidenti Begaj: Shpreh ngushëllimet për familjen dhe tifozët

schedule18:37 - 11 Nëntor, 2023

schedule 18:37 - 11 Nëntor, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me vdekjen e sulmuesit të Egnatias, Rafael Dwamena, i cili humbi jetën gjatë ndeshjes me Partizanin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.

Sakaq, kreu i shtetit vlerësoi kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë.

“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.

Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë”, ka shkruar Begaj./abcnews.al