“E majta italiane po përpiqet të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga Partia Socialiste Evropiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët”
Kështu shkroi sot në Instagram kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në lidhje me ngritjen e qendrës së pritjes për refugjatët në Shëngjin.
Kryeministrja e vendit fqinj u shpreh se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte ajo e duhura.
“Dëgjoni përgjigjen e duhur”, shkruan Meloni, ndërkohë që publikon reagimin e Ramës për këtë çështje, dhënë në intervistën nga Parisi për emisionin ”Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4.
”Më duhet të them që nëse në Itali është e majta që ka… le të themi që është pak jashtë linje për pak kohë, dhe shpresoj që ky të jetë një problem i mbyllur, pasi atëherë ai përjashtim ka rezultuar në atë që ata mendojnë se kjo marrëveshje është e gabuar. Jo, jo, atëherë unë mendoj se ndoshta nuk është krahu i majtë që të ndihmojë Italinë në këtë mënyrë dhe po thotë në rregull, ‘mirëpresim edhe ne emigrantët’, as të djathtët në Shqipëri, sepse në Shqipëri është e djathta që na thotë të njëjtat gjëra”, thotë Rama.
“Pra, nuk ka të bëjë as me të majtën, dhe as me të djathtën, ndoshta kjo është thjesht e drejta. Do e shohim”, sqaron ai.