Analisti, Skënder Minxhozi në një intervistë në “Special Report” foli për tensionet politike të ditëve të fundit, pasi deputetë të opozitës kanë shkaktuar kaos në Kuvend, duke ndezur edhe tymuese.
Gjatë intervistës Minxhozi tha se ish-kryeministri Sali Berisha po tenton të ‘pastrojë’ figurën e tij.
“Retorika dhe ajo qëndrimi i ashpër duhet t’i përkojë realiteti. Kur ashpërsimi i qëndrimeve nuk gjen pasqyrim në interesin e opinionit publik, pra kur këta premtojnë se do të rrëzojnë qeverinë, se do të nxjerrin 200 mijë njerëz në shesh dhe shohim se gjithçka është e qetë. Atëherë retorika kthehet në boomerang. Meta ka qenë më i kujdesshëm sepse e ka lexuar më drejtë situatën. Çështja e retorikës është një çështje që përdoret deri në njëfarë mase, sepse më pas nuk tremb më askënd”, tha ndër të tjera Minxhozi./abcnews.al/