Gazetarja e ABC News, Etleva Delia ka zbadhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll të Turqisë.
Në edicionin “Tirana Live”, Delia u shpreh se sipas informacioneve nga Turqia, arrestimi i Rexhepit është kryer për llogari të autoriteteve italiane.
Delia deklaroi se dyshohet se gjatë këtij viti, Rexhepi ndodhej në Ekuador, ku vuante masën e arrestit shtëpiak, pasi bënte pjesë në një organizatë kriminale për trafikun e kokainës.
Gjithashtu, dyshohet se Rexhepi është arratisur nga Ekuadori për të shkuar më pas në Stmaboll, ku dhe u arrestua këtë të premte.
“Në fakt, Dritan Rexhepi është një personazh që njihet nga drejtësia shqiptare, por jo vetëm. Njihet edhe nga drejtësia italiane, holandeze, spanjolle, belge. Është 44-vjeç, njihet si ish student i juridikut nga Vlora, pasi u akuzua për një vrasje, nisi të merrej me aktivitet të jashtëligshëm të drogës. Ka ndryshuare emrat vazhdimisht, njihej me emrin Gramoz, Lulzim, Ermir apo mbiemrat Murataj dhe Kraja, përveç mbiemrit Rexhepi. Aktualisht, ai është arrestuar në Turqi, rezulton të jetë arrestuar për llogari të Italisë. Në Shqipëri kërkohej nga viti 2016, në Itali kërkohej nga viti 2009. Ministri i brendshëm turk thotë se informacionet kanë ardhur nga autoritetet italiane. Është arrestuar në një vilë private në Stamboll, aksioni është vetëm për arrestimin e Rexhepit. Në Itali ndodhen edhe shumë bashkëpunëtorë të një karteli të trafikut të drogës, janë persona të tjerë shqiptarë e të huaj që ndodhen në burgjet e Italisë.
Është ngjarje që ka ndodhur hershëm në Shqipëri, është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Fushë Krujë në vitin 1998, Arben Keshi dhe Durim Kasmi. E përgënjeshtroi dhe arriti të largohet, është dënuar në mungesë. Autoritetet dhe drejtësia shqiptare e ka konsideruar si vrasësin e parë me pagesë. Dyshohet se ka kryer krime të tjera, por e provuar dhe e dënuar në mungesë është vrasja e dy policëve të Fushë Krujës. Së fundmi, drejtësia e ka prapë person në kërkim për zhdukjen e Jan prengës, ishte konflikt i zhdukjes së një sasie kokaine në Angli, dhe bëhej përgjegjës vëllai i Jan prangës. Deri tani është dënuar vetëm kopshtari, disa kanë fituar lirinë, për disa të tjerë nuk është provuar fajësia, akoma nuk dihet se ku ndodhet trupi i Jan Prengës.
Sa herë është arrestuar, ka arritur të larghet. Fillimisht nga Spanja, nga burgjet e Italisë, në vitin 2011 preu hekurat e qelisë, duke u quajutur mbreti i arratisjeve. U kap në Belgjikë, por arriti të arratisej. Në Shqipëri, u arrestua në Durrës dhe dyshohet se me ndhmën e një punonjësi të policisë, i la derën qëllimisht hapur dhe u arratis. Gjatë këtij viti, dyshohet se është arratisur nga shtëpia, sepse mbahej në arrest shtëpie në Ekaudor. Ka qenë në Ekuador, kishte të dhëna se ndodhej në Kuito të Ekuadorit, ishte arrestuar në vitin 2014, si pjesë e një organizate kriminale për 270 kg kokainë. U dënua me 13 vjet burg. Gjykata e Lartë vendosi që pas dënimit, të ekstradohej në Shqipëri. Një pjesë të dënimit iu konvertua në arrest shtëpie, por duket se është arratisur në Turqi.
Ka bashkëpunëtorë, duket nga moimenti që u arratis nga komisariati i Durrësit. Bashkëpunëtorë të tij dolën edhe personazhe pas rrëmbimit të Jan Prengës, kishte bashkëpunuar mr njerëz nga Durrësi, Shijaku. Shqipëria ka një marrëveshje ekstradimi me Turqinë që në vitin 1993”, theksoi ajo./abcnews.al