Ushtria izraelite ka rënë dakord për pauza ditore prej disa orësh në Rripin verior të Gazës për të lejuar civilët palestinezë të largohen nga zona ku po vazhdojnë luftimet me Hamasin, pa asnjë perspektivë për një armëpushim.
“Armëpushimi me Hamasin do të thotë dorëzim,” përsëriti tha të enjten mbrëma, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke folur në Fox News dhe duke përsëritur qëllimin e “eliminimit të Hamasit”, i cili shkaktoi shpërthimin e luftës kundër Izraelit më 7 tetor .
“Asgjë nuk do të na ndalojë”, shtoi ai.
Izraeli megjithatë ka rënë dakord për pauza humantiare për të lejuar civilët të arratisen nga veriu, ku janë përqendruar luftimet dhe bombardimet, në pjesën jugore të territorit, sipas Shteteve të Bashkuara.
Këto “pauza katër-orëshe në zona të caktuara të Rripit të Gazës veriore do të shpallen tre orë përpara”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, sipas të cilit Uashingtoni ishte siguruar se “ato nuk do të zhvillohen operacione ushtarake në këto zona gjatë pauzës’.
Sipas OCHA, numri i personave të zhvendosur në Gaza tani është 1.6 milionë njerëz nga 2.4 milionë banorë total të Rripit të Gazës.
/abcnews.al