Tentoi të hynte në Greqi me mbi 24 mijë euro të padeklaruara, procedohet 26-vjeçari në Kakavijë

schedule09:01 - 10 Nëntor, 2023

schedule 09:01 - 10 Nëntor, 2023

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht në Pikën Kufitare të Kakavijës.

I riu tentoi të hynte në Greqi me 24,800 euro, të cilat nuk i deklaroi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 26-vjeçarin.

Ky shtetas akuzohet për për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!