Pavarësisht se u rikthyen te fitoret radhazi në kampionatin holandez të futbollit, Eredivisie, sërish “harkëtarët” e Ajax nuk kanë mundur dot të gjejnë fitoren e parë të këtij sezoni, në fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Kësaj radhe, “gjigandët” holandezë u mundën nga “pulëbardhat” e Brighton, me rezultatin e pastër, 0 me 2, me skuadrën e teknikut De Zerbi, që shënuan nga 1 gol në secilën pjesë, fillimisht nga “fantazisti” spanjoll, Ansu Fati, në minutën e 15’ të sfidës e më pas nga talenti i Bregut të Fildishtë, Simon Adingra në minutën e 53’-të të sfidës, për të siguruar fitoren ndaj holandezëve.
Falë kësaj fitoreje, skuadra e Brighton ngjitet në vendin e 2-të të grupit B, me 7 pikë dhe aktualisht pozicionohen në vendin e parë të grupit, ndërsa “gjigantët” holandezëvijojnë të mbeten në vendin e fundit, me vetëm 2 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: