Në emisionin “Real Story” në ABC, analisiti Arben Meçe u shpreh se marrëveshja me Italinë për emigrantët, është një marrëveshje që nuk mund të kalonte në konsultim publik më herët pasi nuk ka një praktikë të tillë për këto marrëveshje ndërkombëtare.
Pjesë nga biseda në studio:
Arben Meçe: Më thoni një marrëveshje që ka kaluar në konsultim publik, nuk ka një praktikë të tillë. Bëhen populiste këto që janë për pensione apo taksa, sepse janë element debati që bëhen edhe në fushatë elektorale, jo. Por pasi bëhet publike fillon e bëhet debati publik, pikërisht siç edhe po bëhet tani.
Etjen Xhafaj: Për përdorim do të jepet një pjesë e territorit të Shqipërisë
Arben Meçe: Ka shumë pika të diskutueshme, por derisa të vijmë tek kryeministër ka një praktikë që nuk ka nisur as dje dhe as sot. Shqipëria si faktor po ndërkombëtarizohet, pra në arenën ndërkombëtare Shqipëria është faktorizuar jashtëzakonisht shumë pasi është prezentë në shumë politika të BE. Dhe tani po bëhet një zë mediatik në mediat botërore,. Një vend i vogël nuk i del përkrah Melonit. Rama është bërë pjesë e zgjidhjes së shumë problemeve. Bota sot, Perëndimi po mblidhet për të bërë një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate.
Kulluri: Marrëveshja prodhon efektet dhe nuk janë respektuar hapa që kërkon ligji për plotfuqishmërinë. Ligji thotë duhet ti përmbahet të drejtës Europian. Këtu ka gjëra që çedojnë.
Etjen Xhafaj: E keni shumë gabim
Kulluri: Komuniteti përkatës ku do të vendoset kampi duhet të shprehet për këtë çështje./abcnews.al/