Motra e paditi për shpifje, Meghan Markle në pritje të vendimit

schedule16:06 - 9 Nëntor, 2023

schedule 16:06 - 9 Nëntor, 2023

Meghan Markle do të duhet të presë edhe disa javë për të zbuluar nëse çështja e shpifjes së gjysmë-motrës së saj Samantha Markle kundër saj do të shkojë në gjyq.

Samantha ishte në gjykatë në Tampa, Florida të mërkurën, më 8 nëntor për të dëgjuar gjyqtaren Charlene Honeywell, e cila dëgjoi argumentet nga avokatët e ish-familjes mbretërore se pse çështja duhet të pushohet. Vendimi do të jepet diku në ditët apo javët në vijim.

Samantha i tha gazetës The Sun pas seancës se ishte optimiste që vendimi do të ishte në favor të saj.

“Mendoj se e vërteta qëndron më vete, ndaj shpresoj dhe jam mirënjohëse që kemi një sistem drejtësie që na jep mundësinë të paraqesim faktet”, tha ajo.

Samantha, motra nga babai e Meghan Markle, Thomas Markle, akuzoi Dukeshën e Sussex për përhapjen e “gënjeshtrave dashakeqe” gjatë intervistës së çiftit mbretëror në 2021 me Oprah Winfrey dhe gjithashtu në librin Finding Freedom, një libër thuhet se nuk është miratuar nga Meghan apo Princi Harry.

Gjykatësja Honeywell i dha Samantës 14 ditë për të vërtetuar se ajo kishte një çështje për gjykim dhe padia e ndryshuar u fokusua veçanërisht në intervistën e Oprah dhe dokumentarin Netflix, Harry & Meghan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!