U gjet i braktisur në bodrumin e pallatit/ Mjekët japin informacion për foshnjën: Ndodhet në gjendje kritike

schedule22:54 - 8 Nëntor, 2023

schedule 22:54 - 8 Nëntor, 2023

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Maternitetin “Koço Gliozheni”, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të foshnjës së gjetur sot të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre, gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.

Foshnja i përket gjinisë mashkull. Ai u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe të dëmtuar. Sipas mjekëve, aktualisht foshnja vijon të jetë i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja vijon të jetë kritike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!