Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë. Ngjarja është raportuar në aksin Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit. Drejtuesja e automjetit tip “Fiat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku më pas është përplasur me trafikndarëset.
Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 57-vjeçari, babai i drejtueses së automjetit. Aleksandër Prifti është dërguar në spitalin e Sarandës, më pas është nisur drejt Traumës në Tiranë. Sakaq policia po heton shkaqet e aksidentit.
/abcnews.al/