Dy persona në Kukës kanë rënë në prangat e policisë për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Mësohet se është arrestuar një 18-vjeçar pasi u kap duke drejtuar makinën, pa leje drejtimi.
Ndërsa, një 38-vjeçar është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Kukës arrestuan shtetasin 18 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin 38 vjeç, pasi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, e ka përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë, është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al