Grupi i kombeve G7, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA sapo ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se mbështet pauzat dhe korridoret humanitare në Gaza.
Deklarata e ministrave të jashtëm, të cilët janë takuar në Tokio njeh gjithashtu të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten “në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
“Ne theksojmë nevojën për veprime urgjente për të trajtuar krizën e përkeqësuar humanitare në Gaza”, thuhet në deklaratë.
“Ne mbështesim pauzat dhe korridoret humanitare për të lehtësuar ndihmën e nevojshme urgjente, lëvizjen e civilëve dhe lirimin e pengjeve.”
Deklarata nuk bën thirrje për një armëpushim.
Rikujtojmë se “pauzat humanitare” janë më të shkurtra se armëpushimet, të cilat në përgjithësi janë më të gjata dhe pjesë e një procesi politik.
/abcnews.al