Tërmet i fortë pranë Indonezisë, nuk ka paralajmërim për cunami

schedule07:22 - 8 Nëntor, 2023

schedule 07:22 - 8 Nëntor, 2023

Një tërmet me magnitudë 6.9 është regjistruar në Detin Banda të Indonezisë, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Fillimisht, u vlerësua se ishte me magnitudë 6.8 ballë.

Tërmeti e kishte epiqendrën e tij në një zonë detare rreth 370 kilometra në juglindje të Ambonit, Indonezi dhe thellësia fokale u vlerësua të ishte 146 kilometra, sipas të njëjtit burim.

Sipas Qendrës së Paralajmërimit të Hershëm të Tsunamit të Paqësorit (PTWC), nuk ka asnjë kërcënim për një cunami nga tërmeti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!