Policia e Kukësit ka goditur dy raste të shitjes së drogës ndërsa ka vënë në pranga një person dhe proceduar një tjetër. Një 33 vjeçar u arrestua pasi theu masën e arrestit shtëpiak dhe u kap duke shitur doza kanabisi afër shkollave.
Gjatë kontrollit, në çantën e shpinës, 33 vjeçarit i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis, pajisje për ndarjen në doza, një thikë, 2 celularë dhe një shumë parash.
Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se i riu kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Një 25 vjeçar u procedua penalisht pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen./abcnews.al