“Tempulli”/ Pranga 44-vjeçarit, shiste kanabis në afërsi të shkollave në Vlorë

schedule11:20 - 7 Nëntor, 2023

schedule 11:20 - 7 Nëntor, 2023

Një 44-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Ky shtetas shiste kanabis në afërsi të shkollave në qytet.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!