Fëmija 17 muajsh nga fshati Therepel i Skraparit i cili mbrëmjen e të premtes ra në vendin ku familjarët e tij po zienin rakinë ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Mjekët e shërbimit të djegie-plastikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ku dhe po trajtohet tregojnë se i vogli ka pësuar djegie në 30% të trupit.
Në të tilla raste bluzat e bardha thonë se 24 orët e para janë tepër të rëndësishme për ecurinë e pacientit dhe i vogli po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm
Ditën e djeshme foshnja 2 vjeç, ra në kazanin e rakisë ndërsa luante. Fëmija pësoi djegie në të gjithë trupin dhe u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë./abcnews.al