Berisha nuk i bindet gjykatës, Hoxha: Nëse e thyen masën për të dytën herë do të ketë ashpërsime

schedule18:22 - 6 Nëntor, 2023

schedule 18:22 - 6 Nëntor, 2023

Në një intervistë në “Special Report”, avokati Arbër Hoxha u shpreh se nëse nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk do të respektohet detyrimi për t’u paraqitur dy apo tre herë në policinë gjyqësore, atëherë prokurori i çështjes i drejtohet drejtuesit të prokurorisë me kërkese për dhënie të autorizimit për ashpërsim të masës së sigurimit.

Gjithashtu ai theksoi se në asnjë moment Prokuroria nuk duhet të mbajë dy standarde, tjetër për një deputet dhe standard tjetër për qytetarët e thjeshtë.

“Dy apo tre herë nëse nuk respektohet detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore prokurori i çështje i drejtohet drejtuesit të prokurorisë me kërkese për dhënie të autorizimit për ashpërsim të masës së sigurimit. Hera e parë edhe mund të tolerohet, por në raste të tjera nuk besoj që prokuroria do të mbajë dy standarde për një deputet dhe për qytetarët e thjeshtë. Gjykata ka bërë një tolerim ndaj deputetit, pasi ai duhet të ishte personalisht në sallën e gjykimit dhe jo avokatët, por kjo mbetet për tu parë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!