“Kosova dhe Serbia, afat deri në fund të shkurtit”/ Koci: Kurti po përgatit opinionin për asociacionin!

schedule16:30 - 6 Nëntor, 2023

schedule 16:30 - 6 Nëntor, 2023

Në emisionin “Ballkan Update” në ABCNews, analisti nga Kosova Milazim Koci, foli për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke u ndalur edhe tek vizita e liderëve të BE-së në Ballkan.

Gjatë kësaj interviste analisti Koci u shpreh se beson që Kosova dhe Serbia kanë afat deri në fund të shkurtit për zbatimin e marrëveshjeve që kanë pranuar në Bruksel. Ndërsa shtoi se kryeministri Kurti tashmë po tenton të përgatisë opinionin publik për asosacionin, pasi dihet që gjithmonë ka qenë një kundërshtar i krijimit të asosacionit.

“Çështja është më e hershme se viti 2013,  dhe daton nga viti 2007. Sa i përket deklaratës së Ursula va der Leyen, mund të them se ka një keqkuptim, pasi deklarata e saj është perifrazuar. Dhe kjo nuk është diçka e rrallë. Kemi të bëjmë me asosacion, pra mendoj se e kanë perifrazuar deklaratën e saj, pasi gjatë qëndrimit në Prishtinë tha se obligimi i Kosovës është zbatimi i asosacionit krahas  njohjes de facto nga ana e Serbisë. Edhe në vizitën e saj në Serbi pati të njëjtën qëndrim. Sa për draftin kryeministri Kurti ka thënë se është bërë me kërkesën e BE dhe supozoj se Serbisë nuk i ka konvenuar të dalë me këtë dokument pasi kërkohet njohja de facto. Nga ana tjetër edhe zotit Kurti nuk i konvenon pasi i duhet të përgatisë opinionin për pranimin e asosacionit, pasi ka qenë gjithmonë kundër. Ndonëse një medium ka bërë një përshkrim dhe thuhet se serbët do të kenë më shumë kompetenca në arsim shkencë e kulturë dhe thuhet se palëve do t’i jepet afat deri nga shkurti për ta zbatuar atë. Serbia dhe Kosova a kanë kohë deri nga fundi i shkurtit që zotimet që kanë bërë në Bruksel ti zbatojmë. Performanca e dy vendeve besoj do të zbatohet ndaras”, ka thënë ai./abcnews.al/