Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosën me thikë 16 vjeçarin, arrestohen dy të miturit në Shkodër

schedule09:34 - 6 Nëntor, 2023

schedule 09:34 - 6 Nëntor, 2023

Dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar nga policia e Shkodrës për plagosje. Policia njofton se dy të rinjtë janë konfliktuar me një 16 vjeçar, të cilin e kanë goditur më pas me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 në lagjen “Vasil Shanto”. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa i plagosuri vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!