Me të mbërritur në Ankara, kreu i diplomacisë amerikane kuptoi se nuk është i mirëpritur në Turqi. Presidenti Erdogan shmangu takimin me të, duke njoftuar papritur se nuk do të jetë prezent, ndërkohë që klima për SHBA-në në vend është e “ngrirë”.
“Bashkëpunëtor në masakrën e Gazës”, ai u karakterizua si i tillë nga pankartat e demonstruesve në Stamboll, ndërsa në agim demonstruesit tentuan të pushtonin një bazë amerikane në veri të Turqisë.
Ndërkohë ka nisur takimi i ministrit të Jashtëm amerikan me homologun e tij turk Hakan Fidan pak para orës 10 të mëngjesit.
Sido që të jetë, pritshmëritë e Blinken nga vizita e tij në Turqi ishin të vogla dhe për këtë supozohet se ai e vonoi mbërritjen në Ankara (kontaktet me zyrtarët turq duhej të bëheshin të dielën, por do të bëheshin sot në mëngjes) dhe vendosi papritur për të vizituar Irakun, pas Egjiptit, Jordanisë, Autoritetit Palestinez, Qipros.
Në fund të fundit, vetë Erdogan e ka bërë të qartë se Turqia nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste , ndërsa ka tërhequr ambasadorin turk në Tel Aviv.
Presidenti turk, duke njoftuar dje nga vendlindja e tij, Rizunda, se sot do të vizitojë një rajon kufitar fqinj për të inspektuar projektet e zhvillimit, shmangu një takim me Blinken.
/abcnews.al