Në një maratonë diplomatike me qëllimin kryesor për të mos zgjeruar luftën në Lindjen e Mesme, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka mbërritur në Turqi pas disa vizitave në disa vende të rajonit. Blinken mbërriti në Ankara mbrëmjen e kësaj të diele, sipas një dëshmitari okular të Reuters.
Takimi i Anthony Blinken me homologun e tij turk Hakan Fidan sipas informacioneve të fundit do të zhvillohet mëngjesin e së hënës. Më herët gjatë ditës së sotme, ai ishte në Bregun Perëndimor, në Qipro dhe prej andej në bazën e Soudës, ku qëndroi për një orë e gjysmë, para se të nisej për në Irak.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj ofensivës së Izraelit në Gaza, duke i quajtur veprimet “krime kundër njerëzimit” dhe duke thënë se po pezullonte komunikimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Turqia gjithashtu ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael për “konsultime”./abcnews.al